Anisa Melishte

Anisa Melishte ka studiuar Master Shkencor në Inxhnieri Informatike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Prej disa vitesh punon si Instruktore praktikash në drejtimin T.I.K, profilin Zhvillim Websitesh. Anisa ka pasion mësimdhënien, por asnjëherë nuk i është ndarë punës me kohë të pjesshme në social media marketing, programimi për fëmijë dhe web design.

Në vitin 2016 ajo publikoi bllogun e saj www.mesoprogramim.com me aplikacione, materiale, dhe informacione të ndryshme rreth programimit dhe botës së teknologjisë.

Në nivel kombëtar, Anisa ka qënë bashkëpunëtore në disa projekte të ndryshme si “Microsoft Wifi Project for Vocational Schools” , rishikime kurrikulash, programe orientuese dhe hartim testesh për arsimin profesional.

Ajo mendon se nëse i mëson nxënësve konceptet në praktikë nëpërmjet projekteve kreative është njësoj si të jesh duke punuar në profesionin e programuesit me një ekip të mirë të rinjësh të apasionuar në këtë fushë.