Anisa (Shehu) Elezi

Anisa (Shehu) Elezi, është ish-nxënëse e shkollës “ Gjergj Canco“. Karriera e saj në fushën  akademike nisi që në periudhën e studimeve master, gjatë së cilës instruktonte dhe modulet e praktikës profesionale pranë ish-gjimnazit ku ajo kishte studiuar.

Anisa e ka vijuar karrierën e saj pedagogjike më pas në Universitetin Metropoliotan të Tiranës, Gjithashtu është pjesë e stafeve akademike dhe në universitete te tjera si Instituti Kanadez i Teknologjisë (C.I.T), apo Universiteti Bujqësore i Tiranës.

Së fundmi ajo mbylli me sukses  një specializim Gjerman në Cyber Security, fushë e cila siç shprehet ajo, ka plot sfida dhe risi në karrierën e saj profesionale.

Sipas Anisës fillimi i mbarë është gjysma e punës. Gjimnazi dhe stafi i përkushtuar dhe profesional  ka qenë shtysa dhe mbështetja kryesore që ajo të  realizoje ëndrrën e saj në fushën akademike. Ajo shprehet “Sot e kam kuptuar se mësuesi më i mirë është ai që mëson nga nxënësi i tij, dhe unë sot mësoj gjithnjë e më shumë nga ky brez me plot imagjinatë dhe novacion”.