Besa Marku

Besa Marku është mësuese e lëndëve të Elektronikës dhe Telekomunikacionit pranë Shkollës Profesionale “Gjergj Canco”, Tiranë. E diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës me titullin “Master Shkencor në Inxhinieri Telekomunikacioni”, edhe pse e re në mësimdhënie, karakterizohet nga fryma pozitive dhe energjia, për të përcjellë tek nxënësit dijen, dashurinë për shkollën dhe kulturën qytetare. Librat dhe sportet në natyrë, veçanërisht biçikleta, janë pasionet e saj.
| Mbi moton se” Punën ose çdo gjë tjetër mund ta bësh mire, vetëm atëherë kur vërtet e do”, ndihet me fat që ka një punë të cilën e dashuron dhe ka mundësi ta kthejë pas në mënyën më vitale të mundshme – drejt nxënësve.