staff
Gjergj Canco > staff
06
May
Megi Shaba
Megi Shaba është mësuese e gjuhës angleze në shkollën Teknike Elektrike”Gjergj Canco”. Diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të huaja, Tiranë me titullin Mësuese e gjuhës angleze. Ka një eksperiencë disa vjecare në mësimdhënie të shoqëruar nga certifikime si brenda dhe jashtë vëndit. Mësimdhënia dhe edukimi i nxënësve janë pasioni i saj.
04
May
Tetis Marku
Tetis Marku, mësuese e Gjuhës Angleze në shkollën e Mesme Profesionale“Gjergj Canco“. Diplomuar në Universitetin e Tiranës ,Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ,dega : Mastër Shkencorë në Mësuesi. Edhe pse e re në mësimdhënie,karakterizohet nga pozitiviteti dhe energjia për tu bërë përçuese tek nxënsit e dijeve dhe kulturës qytetare. Motoja “ Komunikimi është çelsi i [...]
04
May
Majlinda Haxhi
Majlinda Haxhi është mësuese e praktikave profesionale në drejtimin elektronik, profili telekom. Diplomuar me titullin Inxhiniere Elektronike në vitin 1995 në Universitetin Politeknik në Tiranë. Ka punuar si inxhiniere elektronike në sektorin publik dhe atë privat. Ushtron profesionin si mësuese që prej vitit 2015 . Librat dhe volejbolli janë pasionet e saj.
04
May
Anila Burba
Anila Burba është mësuese e praktikes profesionale në Shkollën Teknike Elektrike “Gjergj Canco” Tiranë. Diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës në degën e Inxhinierisë Elektrike.Ka një experiencë disa vjeçare në mësimdhënie, të shoqëruara dhe me trainime të ndryshme. Anila perkushtohet të përçojë dashuri në mësimdhënie dhe motivim ne pergatitjen e brezit te ri per te ardhmen.
04
May
Jonida Haxhi
Jonida Haxhi është mësuese e lëndëve të teorisë profesionale të drejtimit elektronik, pranë Shkollës Teknike Elektrike “Gjergj Canco”. Diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit, dega Inxhinieri Elektronike. Nëpërmjet punës së saj synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm nëpërmjet fuqisë së mësimdhënies. Motoja e saj është: "Vetëm jeta e jetuar për [...]
02
May
Lumturie Pelivani
Lumturie Pelivani është mësuese e lendeve profesionale në departamentin TIK prane Shkollës Teknike Elektrike “Gjergj Canco” Tiranë. Diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyres Tiranë në degën Informatike. Ajo ka një experiencë disa vjeçare në mësimdhënie, gjate ketyre viteve zotëron shumë çertifikime dhe trajnime të ndryshme si në mesuesi dhe në fushën e informatikes. Me punën [...]
02
May
Erion Gjino
Erion Gjino është mësues i Praktikes Profesionale TIK në shkolles”Gjergj Canco. Diplomuar në Universitetin e Tiranës,ne Fakultetin e Shkencave të Natyrës në degën Teknologji Informacioni dhe Komunikimi dhe master në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi .Ai ka nje eksperiencë 4 -vjeçare në mësimdhënie e shoqëruar me çertifikime të ndryshme profesionale e didaktike .
02
May
Elza Pelteku
Elza Pelteku është mësuese e praktikave profesionale në Shkollën Teknike Elektrike"Gjergj Canco" që prej vitit 2013. Diplomuar ne Universitetin Politeknik te Tiranes, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike. Me 17 vite eksperiencë në mësimdhënie, ka punuar fort për të arritur certifikime të shumta në fushën e mësimdhënies po ashtu edhe në atë profesionale ,duke u rritur profesionalisht dhe duke dhënë [...]
02
May
Anisa Melishte
Anisa Melishte ka studiuar Master Shkencor në Inxhnieri Informatike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Prej disa vitesh punon si Instruktore praktikash në drejtimin T.I.K, profilin Zhvillim Websitesh. Anisa ka pasion mësimdhënien, por asnjëherë nuk i është ndarë punës me kohë të pjesshme në social media marketing, programimi për fëmijë dhe web design. Në vitin 2016 ajo publikoi bllogun e saj www.mesoprogramim.com me aplikacione, materiale, [...]
01
May
Naim Seferi
Naim Seferi është mësues i lëndës së Edukim Fizik, Sporte e Shëndet në Shkollën Teknike Elektrike “Gjergj Canco”. Ai është i diplomuar në Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi" dega Gjimnastikë, si dhe Shkenca Politike në Universiteti "Marin Barleti". Sjell eksperiencën e tij 22 vjeçare në fushën e veprimtarisë elitare sportive. Përçon energji pozitive, [...]