Fushat e Studimit


Teknologji Informacioni Dhe Komunikimi

Fushat e Studimit > Programim

Programim


Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:
- kryejë llogaritje të thjeshta ekonomike për proceset
që lidhen me shërbimet në fushën e programimit ose mirëmbajtjes së një software;
- bëjë përzgjedhjen e sistemeve, platformave, librarive, frameworkeve dhe gjuhëve të programimit;
- projektojë një projekt të thjeshtë në fushën e programimit;
- ndërtojë aplikacione për pajisje Android dhe Desktop;
- programojë me gjuhët Java, C#, Python, dhe Swift;
- dizenjojë dhe ndërtojë baza të dhënash duke përdorur modele ERD dhe SQL;
- administrojë bazat e të dhënave dhe sigurinë e përdoruesve dhe të dhënave;
- identifikojë rreziqet dhe aspektet kyçe të sigurisë në aplikacione dhe programe;
- projektojë aplikacione mobile dhe dizenjojë ndërfaqet e përdoruesit;
- përdorë teknikën GIS për hartat dixhitale dhe punojë me GIT/GitHub;
- instalojë sisteme operativë dhe planifikojë mirëmbajtjen e programeve.
- analizojë ndryshimet në frontend, backend dhe bazat e të dhënave, dhe përditësojë teknologjitë përkatëse.

Fushat e Studimit > Zhvillim Website

Zhvillim Website


Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:
- programojë duke përdorur gjuhët e programimit JavaScript dhe PHP;
- përdorë string, funksione dhe vektorë;
- punojë me skedarë, cookies dhe sesione;
- kryejë llogaritje ekonomike për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e website-ve;
- kuptojë protokollet TCP/IP, FTP, HTTP, HTTPS dhe përdorimin e shfletuesve dhe serverave të web-it;
- krijojë dhe menaxhojë baza të dhënash dhe të implementojë relacionet “një me shumë”;
- përdorë komandat DDL dhe DML në SQL;
- identifikojë risqet e sigurisë dhe të zbatojë teknika mbrojtëse në aplikacione web;
- zhvillojë faqe dinamike me përdorimin e JavaScript, PHP,
AJAX dhe të përdorë teknologjitë HTML dhe CSS për dizenjimin e faqeve.

Fushat e Studimit > Multimedia

Multimedia


Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:
- kryejë llogaritje ekonomike për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e një sistemi multimedial;
- përshkruajë përdorimet e aparateve të fotografisë, audio dhe video;
- identifikojë elementët e fotografisë (afër, larg, dritë, ngjyra, kontrast, rezolucion);
- realizojë xhirimin, digjitalizimin dhe editimin e videos dhe audios;
- përdorë Adobe Photoshop për modifikimin e fotografive dhe dizenjon materiale grafike;
- përshtatë produktet multimediale për blog-e, media sociale dhe YouTube;
- realizojë animacione 2D dhe 3D, si dhe Stop Motion dhe GIF;
- kryejë monitorimin e sistemeve multimedialë dhe komunikojë me etikë profesionale.

Fushat e Studimit > Rrjeta te Dhenash

Rrjeta te Dhenash


Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:
- kryejë llogaritje ekonomike për instalimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve kompjuterike;
- plotësojë dokumentacionin teknik dhe financiar për këto procese;
- ndërtojë dhe konfigurojë rrjete kompjuterike pa kabëll dhe rrjete LAN;
- kryejë automatizimin e rrjeteve dhe përdorë sistemin LINUX;
- konfigurojë rrjete kompjuterike dhe administrojë rrjetin me Windows Server dhe LINUX;
- realizojë siguri dhe mbrojtje në sistemet kompjuterike;
- komunikojë me etikë dhe profesionalizëm;
- zbatojë rregullat e sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Fushat e Studimit > Multimedia DUAL

Multimedia DUAL


Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:
- kryejë llogaritje ekonomike për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve multimedialë;
- përdorë aparate për fotografi dhe teknika regjistrimi audio/video;
- identifikojë elementët e fotografive dhe karakteristikat e mediave digjitale;
- realizojë videon dhe audion, përpunojë fotografi, dhe përdorë teknika dizajni grafik;
- krijojë animacione 2D/3D dhe përshtatë produktet për publikim në media;
- realizojë dizenjimin e materialeve të brandbook dhe komunikojë me etikë profesionale.