Fushat e Studimit
Elektroteknike
- - Telekomunikacion
- - Teknologji Automatizimi
- - Instalime Elektrike Civile dhe Industriale
- - Instalimi dhe mirembajtja e linjave te
tensionit (TU), (TM), dhe (TL) DUAL
- - Riparime te pajisjeve elektronike
Fushat e Studimit > Telekomunikacion
Telekomunikacion
Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:
- organizojë punën në telekomunikacion dhe interpretojë dokumentacionin teknik;
- kryejë llogaritje teknike dhe përgatisë skema të instalimit të sistemeve;
- hartojë preventivin e materialeve dhe përdorë veglat e punës;
- kryejë instalime kabllimi dhe sisteme telekomunikacioni (kabllo, fibër optike, wireless);
- bëjë matje, kontroll dhe diagnostikim të parregullsive;
- kryejë mirëmbajtje dhe riparime të pajisjeve;
- përdorë mjete dhe programe kompjuterike;
- zbatojë standarde ndërkombëtare dhe teknologji të qëndrueshme;
- komunikojë me etikë dhe zbatojë rregullat e sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.
Fushat e Studimit > Teknologji Automatizimi
Teknologji Automatizimi
Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:
- analizoje skemat e proceseve dhe sistemeve automatizuara;
- konceptojë dhe realizojë sisteme të thjeshta komandimi dhe kontrolli automatik;
- realizojë montimin fizik dhe lidhjet elektrike/elettronike për sistemet e automatizuara;
- instalojë, programojë PLC dhe përshtatë programe kompjuterike;
- kryejë matje, kontroll dhe diagnostikim të difekteve;
- mbikqyrë dhe mirëmbajë sistemet automatizuar;
- diagnostikojë difekte dhe zëvendësojë pjesët përkatëse;
- mbikqyrë sisteme të kontrollit automatik si pompat hidraulike dhe robotët;
- plotësojë dokumentacionin teknik dhe zbatojë standardet ndërkombëtare
dhe rregullat e sigurisë dhe mjedisit.
Fushat e Studimit > Instalime Elektrike Civile dhe Industriale
Instalime Elektrike Civile dhe Industriale
Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:
- konceptojë planin për hapjen e një biznesi të vogël në fushën e instalimeve elektrike;
- kryejë llogaritje të thjeshta ekonomike për projektet elektrike;
- organizojë punën dhe të interpretojë dokumentacionin teknik
për instalimet elektrike civile dhe industriale;
- hartojë dhe zbatojë projekte për instalimet elektrike;
- realizojë instalime në objekte civile dhe industri,
duke përfshirë lidhjen e kontatorëve dhe burimeve të rezervës;
- përdorë veglat dhe materialet e nevojshme;
- zbatojë rregullat e sigurisë dhe të mbrojtjes së mjedisit;
- realizojë instalime inteligjente dhe komandimin e motorëve elektrikë.
Fushat e Studimit > Instalimi dhe mirembajtja e linjave te tensionit (TU), (TM), dhe (TL) DUAL
Instalimi dhe mirembajtja e linjave te tensionit (TU), (TM), dhe (TL) DUAL
Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:
- konceptojë planin për hapjen e një biznesi të vogël në fushën e instalimeve
dhe mirëmbajtjes së linjave elektrike TU dhe TL;
- kryejë llogaritje ekonomike për aktivitetet profesionale;
- organizojë punën dhe të interpretojë dokumentacionin teknik;
- zbatojë standardet teknike për impiantet dhe pajisjet elektrike;
- interpretojë skemat primare dhe sekondare të centraleve dhe nënstacioneve elektrike;
- kryejë instalime dhe mirëmbajtje të pajisjeve, impianteve të tokëzimit dhe rrufepritësit;
- kontrollojë aparaturat mbrojtëse dhe veglat e punës;
- zbatojë rregullat e sigurisë dhe etikën profesionale.
Fushat e Studimit > Riparime te pajisjeve elektronike
Riparime te pajisjeve elektronike
Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:
- organizojë punën për riparimin e pajisjeve elektronike dhe të interpretojë dokumentacionin teknik;
- përzgjedhë dhe përdorë veglat dhe pajisjet e nevojshme për riparimin e pajisjeve;
- kryejë matje dhe kontrolla, si dhe diagnostikojë parregullsitë në pajisje;
- realizojë mirëmbajtje, riparime dhe zëvendësime të pjesëve elektronike;
- përdorë katalogët dhe programe kompjuterike për përzgjedhjen e pjesëve zëvendësuese;
- plotësojë dokumentacionin teknik dhe financiar;
- zbatojë standardet ndërkombëtare dhe rregullat e sigurisë në punë dhe mjedis.