‘Dita e Hapur’

‘Dita e Hapur’ e Shkolla Profesionale “Teknike Elektrike Gjergj Canco ” Tiranë
përkoi me 35 vjetorin e krijimit të kësaj shkolle. Në aktivitet morën pjesë disa ish-nxënës, si Ministri Blendi Klosi, Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë Tiranë, Dritan Mezini, kryetar i Bordit të shkollës dhe themelues i duapune.com dhe DM Consulting Services.

Aktiviteti shënoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes shkollës dhe biznesit të parë të përfshirë në skemën e praktikave profesionale. Tashmë shkolla po zgjeron rrjetin e saj të partnerëve, në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë praktikën në biznes duke nisur nga muaji shtator.

Shikoni të gjithë fotot: https://bit.ly/2Jat1HU