Drejtimi Elektronikë i ndihmon nxënësit e shkollës për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të punuar në nivele fillestare apo teknike të mesme në fushën e telekomunikacionit, transmetimeve radio-televizive e riparimeve të pajisjeve elektronike.
Në lëndët profesionale, e sidomos gjatë praktikave profesionale në biznese, nxënësit marrin njohuri dhe trajnohen mbi:
- Parimet bazë të telekomunikacionit dhe transmetimit audiovizual
- Instalimet e sistemeve të ndryshme të komunikimit
- Shfrytëzimin e telefonisë mobile dhe Wireless
- Instalimet e sistemeve të ndryshme të transmetimit audioviziv
- Mirëmbajtjen dhe riparimet në pajisjet e telekomunikacionit dhe të transmetimit audioviziv
- Burimet e ndryshme të ushqimit të pajisjeve
- Riparimin e skemave të ndryshme të komandimit
- Ndërtimin e rrjetit LAN dhe mikrotikut
- Llogaritjet ekonomike për shërbimet përkatëse dhe menaxhimin e një aktiviteti në sektorin përkatës
- Standartet teknike, rregullat e sigurisë dhe parimet e etikës të profesionit të teknikut elektronik.