Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Elektroteknik” niveli I, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
- Të organizojë vendin e punës.
- Të përdorë dhe mirëmbajë mjetet dhe materialet e punës.
- Të respektojë standardet e profesionit.
- Të respektojë rregullat e higjienës dhe të mbrojtjes së mjedisit.
- Të zbatojë rregullat e sigurimit teknik
- Të kryejë saktë veprimet kryesore për të dhënë ndihmën e shpejtë.
- Të lexojë skemat e thjeshta elektrike dhe elektronike.
- Të vizatojë skemat e thjeshta elektrike dhe elektronike.
- Të interpretojë dokumentacionin teknik të profesionit.
- Të kryejë matje dhe kontrolle për veprimtarinë e elektroteknikës.
- Të bëjë përzgjedhjen e materialeve, veglave dhe pajisjeve të punës.
- Të kryejë punime të ndryshme axhusterike për veprimtarinë e elektroteknikës.
- Të bëjë kuotimet për instalimet elektrike
- Të hapë kanale, fole dhe vrima në mure, për instalime elektrike dhe telefonike.
- Të kryejë instalime të elementeve të skemave elektrike.
- Të kryejë riparimin e transformatorit njëfazor.
- Të kryejë riparimin e ushqyesve të thjeshtë
- Të kryejë riparimin e motorëve asinkron njëfazorë të pajisjeve elektroshtëpiake
- Të kryejë instalimin e rrjetit të internetit dhe telefonisë brenda dhe jashtë murit
- Të realizojë skema të ndryshme me tranzistorë dhe me qarqe të integruara
- Të shtrojë kabllot e tensionit të ulët në tokë.