ELEKTROTEKNIKË
Në shkollën "Gjergj Canco", nxënësit mund të ndjekin një nga profilet:
Rreth drejtimit
Drejtimi “Elektroteknikë ” i jep mundësinë nxënësve të marrin njohuritë bazë, aftësitë dhe trajnimet përmes praktikave profesionale në biznese që i lejojnë të punësohen më tej si ndihmës, punonjës të kualifikuar, apo si Teknik/Menaxher Elektroteknik. Në lëndët profesionale dhe sidomos në praktikat profesionale, nxënësit mësojnë :
- parimet e elektricitetit,
- organizmin të vendit të punës, përzgjedhjen, mirëmbajtjen dhe përdorimin të mjeteve të punës
- proçeset e punës që lidhen Instalimet elektrike të brendëshme e të jashtme, civile e industriale,
- instalimin, miëmbajtjen, diagnostikimin dhe riparimin e makinave elektrike dhe pajisjeve elektroshtëpiake
- Instalimin dhe mirembajtjen e linjave të TU e TL
- Rregullat e sigurisë në punë dhe të ruajtjes së mjedisitPërveç pjesës teknike, nxënësit mësojnë rreth etikës profesionale, komunikimit me klientin si dhe mbi drejtimin e një dyqani apo biznesi të vogël që lidhet me shërbimin elektroteknik
Struktura e Kursit: 2 +1+1 vite
Përfundimi me sukses i nivelit të parë (klasës së 11-të) në drejtimin “Eletroteknikë”, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit gjysmë të kualifikuar, “Ndihmës/e”.
Pas nivelit të parë, nxënësi mund të vazhdojë studimet në nivelin e dytë (klasa e 12-të) në një nga profilet e këtij drejtimi, ku pajiset me certifikatën “Punonjës/e i/e kualifikuar”.
Nxënësi mund të vazhdojë studimet në nivelin e tretë (klasa e 13-të), ku pajiset me diplomën e maturës shtetërore profesionale si dhe me certifikatën e titullit “Teknik/e”