Eris Farka

Eris FARKA (30 vjeç) punon si Inxhinier Mirëmbatjeje Sistemesh pranë kompanisë franceze Aleat,përgjegjëse për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave ID dhe pasaportave biometrike për qytetarët shqiptare.

Karriera e tij nisi pas përfundimit të Shkollës Teknike-Elektrike “Gjergj Canco” në vitin 2009, ku menjëherë ju ofrua të punojë si Specialist i departamentit elektrik në Hypermarketin Megatek. Më pas ai vijoi karrierën e tij në qendrat tregtare TEG e QTU ku dhe u promovua si Supervisori përgjegjës për Sistemet Elektronike dhe ato të Sigurisë.

Erisi përfundoi studimet e larta Bachelor në Elektronikë dhe më pas vijoi dhe studimet Master në degën Shkenca Kompjuterike (Rrjeta) pranë Universitetit të New York në Tiranë.

Gjatë karrierës së tij ka patur mundesine te përfitoje njohuri të shumta teknike nga eksperienca me sisteme të ndryshme ,trajnime te vazhdueshme e certifikime teknike.

Erisi është i bindur se Shkolla Teknike Elektrike ka luajtur një rol thelbësor në formimin e tij profesional. 

Ai fton të gjithë nxënësit e interesuar të marrin në konsideratë vazhdimin e studimeve në këtë shkollë, si një mundësi të garantuar suksesi në karrierë.