Instalim elektrik civil dhe industrial

Profil në drejtimin mësimor Elektroteknikë

Niveli II

Qëllimet e profilit

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Instalim elektrik civil dhe industrial”,
niveli II, tё drejtimit “Elektroteknik”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të
jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në
veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me instalimet elektrike civile dhe
industriale. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:

  • mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
  • mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë,
    shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe
    përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
  • mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në
    përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
  • mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të
    perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
  • mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional,
    aftësitë sipërmarrëse, si dhe vlerat morale;
  • mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që
    do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
  • mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së
    punës.

Kompetencat e përgjithshme

Në përfundim të arsimit profesional në profilin “Instalim elektrik civil dhe industrial”, niveli
II, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:

  •  Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e
    ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
  • Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të
    informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
  • Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja
    më efektive dhe më efiçente.
  • Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të
    ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
  • Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e
    integrimeve lokale e rajonale.
  • Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
  • Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
  • Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin
    për të nxënë gjatë gjithë jetës.
  • Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e
    objektivave të pranuara.
  • Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe
    çuar më tej arritjet e tij.

Kompetencat profesionale

Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Instalim elektrik civil dhe
industrial”, niveli II, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё
fituara nё nivelin I, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:

  • Tё konceptojё planin pёr hapjen e njё bisnesi tё vogёl nё veprimtaritё profesionale
    pёrkatёse.
  •  Tё kryejё llogaritje tё thjeshta ekonomike qё lidhen me veprimtaritё profesionale
    pёrkatёse.
  • Të bëjë organizimin e vogël të punës në punimet e instalimit elektrik civil dhe industrial
  • Të interpretojë, plotësojë dhe përgatisë dokumentacionin teknik të profesionit.
  • Të zbatoje standartet teknike
  • Të lexojë planimetrite e objekteve ku do te kryeje instalimet elektrike
  •  Të vizatoje skemat funksionale dhe te montimit per instalimet elektrike qe do te kryeje
  •  Të instaloje elemente te veçata te skemave elektrike.Të hartojë dhe zbatojë projektin per instalimin elektrik te nje mjedisi
  • Të beje preventivin per realizimin e projektit të instalimit elektrik
  • Të realizoje instalimin elektrik të nje godine civile
  • Të realizoje instalimet elektrike ne nje repart industrial
  • Të realizoje nje instalim tokezimi
  • Të realizoje instalimin e citofonise
  • Të realizoje instalimin elektrik te makinave te ndryshme elektrike
  • Të lidhe kontatoret elektrike
  • Të beje nje koke kablli te tensionit te ulet
  • Të përdorë dhe mirëmbajë veglat, pajisjet dhe materialet e punës
  • Të kryejë saktë veprimet kryesore për të dhënë ndihmën e shpejtë
  • Të zbatojë standardet e profesionit gjatë kryerjes së punimeve
  • Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë e të mbrojtjes së mjedisit.

Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm

Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin“Instalim elektrik civil dhe industrial”,
niveli II, e pajis nxënësin me çertifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil
profesional. Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar
në ndërmarrje të ndryshme të instalimeve elektrike civile dhe industriale, për t’u
vetëpunësuar ose mbas një përvoje pune krijon një biznes të vogël në punimet e instalimeve
elektrike civile dhe industriale dhe punëson të tjerë në të.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin III
(teknik/manaxherial) të arsimit profesional (njëvjeçar) nё drejtimin pёrkatёs, pёr tё fituar
diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve
universitare dhe pas të mesmes.