
Jonida Haxhi është mësuese e lëndëve të teorisë profesionale të drejtimit elektronik, pranë Shkollës Teknike Elektrike “Gjergj Canco”. Diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit, dega Inxhinieri Elektronike.
Nëpërmjet punës së saj synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm nëpërmjet fuqisë së mësimdhënies. Motoja e saj është: “Vetëm jeta e jetuar për të tjerët është me vlerë”.
Pasioni i saj janë udhëtimet dhe kërcimi.