
Naim Seferi është mësues i lëndës së Edukim Fizik, Sporte e Shëndet në Shkollën Teknike Elektrike “Gjergj Canco”.
Ai është i diplomuar në Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” dega Gjimnastikë, si dhe Shkenca Politike në Universiteti “Marin Barleti”.
Sjell eksperiencën e tij 22 vjeçare në fushën e veprimtarisë elitare sportive. Përçon energji pozitive, disiplinë dhe korrektësi. Qëllimi është që midis nxënësve të ketë tolerancë, mirëkuptim dhe jo bullizëm.
Moto personale: “Herët a vonë, çdokush i kthehet sportit”.
Pasioni i tij janë librat dhe sportet ekstreme.