Njësia e zhvillimit

Qëllimi i njësisë së zhvillimit të AFP-së

Njësia e zhvillimit, e cila ngrihet e funksionon pranë çdo institucioni ofrues i AFP është një strukturë e brendshme e cila angazhohet me hartimin, zbatimin e mbikëqyrjen e veprimtarive dhe projekteve zhvillimore të institucionit, në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve të brendshme dhe rritjes së cilësisë, me qëllimin përfundimtar përmbushjen e misionit të institucionit ofrues në bazë të parimeve të AFP dhe planit zhvillimor.

Synimet

Mbështetjen e funksionimit të ofruese të AFP si institucione që gëzojnë autonomi, bashkëpunojnë me aktorët në sistem dhe përshtasin proceset e instrumentet e brendshme në funksion të përmbushjes së misionit e objektivave dhe rritjes së cilësisë.

b. Rikonceptimi i imazhit dhe rolit të AFP si i orientuar nga kërkesa e tregut të punës dhe zhvillimet e fundit në sektorët ekonomikë, shkencë e teknologji;

c. Mbështeja e institucionit në punën për përgatitja e nxënësve/kursantëve me aftësitë e nevojshme dhe të kërkuara në tregun e punës duke synuar punësueshmërinë e tyre;

d. Lehtësimin e përfshirjes së gjithë stafit të ofruesve AFP në përmbushjen e funksioneve parësore (si aftësimi teorik e praktik përmes programeve të orientuara nga tregu të ofruara në mënyrë efektive, eficiente dhe me në qendër nxënësin e kursantin) dhe mbështetëse (si administrimi, zhvillimi i stafit, marrëdhient me bizneset, hartimi dhe menaxhimi i projekteve zhvillimore, makretingu institucional, orientimi në karrierë, gjurimi i nxënësve/kursantëve etj.).

Objektivat

Të thellojë njohuritë e nxënësve /kursantëve përsa i përket rrugëve të mundshme të karrierës;

b. Të zhvillojë dhe të zbatojë sisteme gjurmimi efektive në nivel ofruesi;

c. Të kryejë vendimmarrje të informuar në lidhje me rishikimin e kurrikulave dhe TNNP (Të Nxënit Nëpërmjet Punës) bazuar në të dhënat e gurmimit dhe analizën e nevojave për aftësi të stafit të shkollës;

d. Të kontribuojë për ta kthyer punësueshmërinë e të diplomuarve/certifikuarve të institucionit ofrues të AFP në synimin kryesor të institucionit;

e. Të koordinojë pjesëmarrjen dhe kontributin e të gjitha palëve të interesit (sektorin privat/bizneset/ndërmarrjet, IOAFP, prindërit dhe partnerët e tjerë publikë) në ofrimin e arsimit të orientuar nga tregu dhe TNNP

f. Të koordinojë dhënien e asistencës së nevojshme ndaj mësuesve dhe intruktorëve për hartimin e kurrikulës në nivel ofruesi.

g. Në bashkëpunim me drejtuesit dhe stafin e ofruesit të AFP, të ndërtojë procese dhe instrumente që sigurojë cilësinë e ofrimit të TNNP.

h. Të lëhtësojë procesin e zhvillimit të vazhduar profesional të stafit duke nxitur zhvillimin e brendshëm dhe koordinimin e aktiviteteve të tjera në mbështetje të përgatitjes profesionale të stafit.

Funksionet e Njësisë së Zhvillimit

Njësia e Zhvillimit do të jetë pjesë përbërëse e sistemit të menaxhimit të institucionit ofrues të AFP dhe do të mbulojë funksionet mëposhtme:

a) zhvillimin e vazhduar profesional të mësimdhënësve brenda institucionit;

b) zhvillimin e kurrikulave në nivel ofruesi;

c) krijimin e lidhjeve ndërmjet ofruesit dhe partnerëve socialë (biznesit);

ç) orientimin për karrierë të nxënësve/ kursantëve;

d) hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore;

dh) zhvillimin e marketingut të ofruesit;

e) mbledhjen e të dhënave të gjurmimit në nivel ofruesi.