“Olimpiada e Aftësive 2017”

Edicioni i dytë i Panairit të Shkollave dhe Aftësive Profesionale u zhvillua nën sloganin “Unë zgjedh Arsimin Profesional”në prill të vitit 2017.

Gjatë ditëve të Olimpiadës ishin planifikuar konferenca, tryeza të rrumbullakëta me grupet e interesit dhe konkurse në profile të ndryshme profesionale, të cilat do të prezantonin modelet më të suksesshme në sistemin e AFP-së dhe njëkohësisht do të vlerësonin ekselencën dhe rezultatet e arritura.

Nxënësit e drejtimit TIK rrëmbyen kupën e konkursit në zhvillimin e një website inovativ me një temë të paracaktuar nga juria.