Olimpiada e Aftësive profesionale 2 MAJ 2014

Olimpiada e Aftësive Profesionale 2014, është një iniciativë e kompanisë MEGATEK, në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Agjencinë Kombëtare të Formimit Profesional, SëissContact, GIZ dhe Vodafone.

 

Olimpiada e Aftësive Profesionale synon promovimin e arsimit profesional në Shqipëri përmes trajnimit e më pas konkurimit teorik dhe praktik të nxënësve të vitit të 3-të dhe 4-t të shkollave profesionale në mbarë vendin në drejtimet: Termohidraulikë, Ndërtim, Elektroteknikë, Bujqësi (Kopshtari) dhe Përpunim druri.

 

Në vitin 2014 konkuruan në një ditë të vetme, 38 ekipe, me 190 konkurentë, të mbështetur nga rreth 1200 nxënës nga të gjitha shkollat profesionale në Shqipëri. Organizimi dhe financimi i këtij aktiviteti u realizua tërësisht nga kompania MEGATEK dhe partnerët e saj. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë përmes një memorandum bashkëpunimi ka siguruar mbështetje në organizimin dhe përfshirjen e të gjitha shkollave profesionale në të gjithë Shqipërinë.

 

Në FAZEN FINALE, Shkolla jonë u shpall fituese e vendit të parë në drejtimin Elektroteknikë.