Praktikat në Biznese | Mesazhi i përfaqësuesit të biznesit ABP Julian Demeti

Viti shkollor përfundoi dhe tani keni përpara pushimet e verës. Uroj të ketë qenë një eksperiencë e vlefshme, pamvarësisht situatës që u krijua nga pandemia. Ne si ABP, jemi munduar t’ju japim maksimumin e vëmendjes/ekspertizës, dhe besoj se e kemi bërë këtë gjatë  gjithë kohës. Jemi munduar të ndajmë me ju eksperiencën tonë 10-vjeçare në dizenjim, kreativitet dhe zhvillim web-i. Pa dyshim që mund të ishte edhe më mirë por përpos problemeve të shkaktuara nga termeti e më pas pandemisë, jemi munduar që përpos punës dhe aktivitetit tonë të gjejmë kohën edhe për ju duke besuar tek kontributi ynë për të ardhen tuaj. Pa dyshim, jo të gjithë nga ju i kanë dhënë rëndësinë e duhur, dhe për këtë arsye prandaj në fund të praktikës grupi gjithmonë vjen e zvogëlohet. Ata që mbesin në fund janë ata që e kanë pasion atë që bëjnë dhe japin më të mirën e tyre për ta shfrytezuar këtë mundësi praktike duke përfituar aftësi profesionale në shumë drejtime dhe padyshim një karrierë të sigurtë. 

Ju uroj një verë të bukur dhe suksese të mëtejshme!

Gjithë të mirat,J.