‘Aftësi për Punë’ (S4J) është një projekt i mandatuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i cili zbatoher nga organizata zvicerane Swisscontact.
Qëllimi kryesor i projektit “Aftësi për Punë” (S4J) është të ndihmojë shkollat profesionale në të përmirësohen, në mënyrë që t’u ofrojnë të rinjve në Shqipëri arsimin dhe formimin më të mirë profesional. Ndërtimi i aftësive më të mira profesionale do t’i ndihmojnë të rinjtë të gjejnë një punë që e adhurojnë dhe që paguhet mirë.
Për të arritur këtë, projekti e ka fokusuar punën e tij në tri fusha kryesore:
- Përmirësimi i të nxënit, kthimi i tij në aktivitet tërheqës dhe argëtues, si për nxënësit ashtu dhe për mësuesit, duke futur në përdorim teknologji dhe mënyra të reja në procesin e të nxënit, si dhe në mjedisin e punës;
- Afrimi i biznesit tek shkollat dhe i shkollave tek biznesi, duke nxitur marrëdhëniet një-me-një me kompanitë për të zhvilluar programe trajnimi për mësuesit, duke ofruar praktika profesionale për nxënësit dhe duke u përfshirë në skemat e zhvillimit gradual të aftësive dhe në skemat e sponsorizimit;
- Sigurimi i mundësive për orientimin e karrierës dhe të nxënit gjatë gjithë jetës për nxënësit dhe kursantët dhe lehtësimi i përfshirjes së tyre në tregun e punës.
Projekti fokusohet në 4 sektorë me potencial për rritje dhe krijimin e vendeve të punës në Shqipëri: Hoteleri-Turizmi, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), Tekstili dhe Ndërtimi (me fokus tek teknikat moderne të ndërtimit dhe kursimi i energjisë).