Riparim pajisjesh elektronike

Profil në drejtimin mësimor Elektronikë

Niveli II

Qëllimet e profilit

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Riparime të pajisjeve elektronike”, niveli
II, tё drejtimit “Elektronik”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në
përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë
profesionale që lidhen drejtpërdrejt me riparimet e pajisjeve elektronike. Për të realizuar
këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:

  •  mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
  •  mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë,
    shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe
    përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
  •  mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në
    përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
  • mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të
    perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
  • mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional,
    aftësitë sipërmarrëse, si dhe vlerat morale;
  • mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që
    do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
  • mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së
    punës.

Kompetencat e përgjithshme

Kompetencat profesionale

Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Riparime të pajisjeve
elektronike”, niveli II, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale
tё fituara nё nivelin I, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:

  • Tё kryejё llogaritje tё thjeshta ekonomike qё lidhen me veprimtaritё profesionale
    pёrkatёse.
  • Të bëjë organizimin e vogël të punës në punimet e riparimeve të pajisjeve elektronike
  • Të interpretojë, plotësojë dhe përgatisë dokumentacionin teknik të profesionit.
  • Të zbatojë standardet e profesionit gjatë kryerjes së punimeve
  •  Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë e të mbrojtjes së mjedisit.
  •  Të kryejë saktë veprimet kryesore për të dhënë ndihmën e shpejtë
  • Të përdorë dhe mirëmbajë veglat, pajisjet dhe materialet e punës
  • Të riparojë burime ushqimi të tipeve të ndryshëm.
  • Të riparojë pajisjet audio
  • Të riparojë marrësin televiziv
  • Të riparojë videoregjistratorin
  • Të riparojë skema të ndryshme komandimi
  • Të riparojë pajisje zyre elektronike

Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm

Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin“Riparime të pajisjeve elektronike”,
niveli II, e pajis nxënësin me çertifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil
profesional. Ky kualifikim i jep nxënësit mundёsinë që t`i drejtohet tregut të punës për
punësim nё të gjitha bisneset që disponojnë pajisje elektronike,në pikat e tregëtimit të tyre,
në pika servisi të pajisjeve elektronike, si dhe në veprimtari të tjera që veprojnë në drejtimin
e elektronikës. Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi
individual në fushën e mirëmbajtjes dhe riparimit të pajisjeve elektronike.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin III
(teknik/manaxherial) të arsimit profesional (njëvjeçar) nё drejtimin pёrkatёs, pёr tё fituar
diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve
universitare dhe pas të mesmes.