Riparim pajisjesh elektroshtëpiake

Profil në drejtimin mësimor Elektroteknikë

Niveli II

Qëllimet e profilit

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Riparim pajisjesh elektroshtëpiake”, niveli
II, tё drejtimit “Elektroteknik”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në
përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë
profesionale që lidhen drejtpërdrejt me riparimet e pajisjeve elektroshtëpiake.Për të
realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:

  •  mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
  • mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë,
    shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe
    përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
  • mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në
    përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
  • mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të
    perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
  • mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional,
    aftësitë sipërmarrëse, si dhe vlerat morale;
  • mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që
    do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
  • mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së
    punës.

Kompetencat e përgjithshme

Në përfundim të arsimit profesional në profilin “Riparim pajisjesh elektroshtëpiake”, niveli
II, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:

  • Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e
    ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
  •  Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të
    informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
  • Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja
    më efektive dhe më efiçente.
  • Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të
    ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
  • Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e
    integrimeve lokale e rajonale.
  • Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
  • Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
  • Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin
    për të nxënë gjatë gjithë jetës.
  • Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e
    objektivave të pranuara.
  •  Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe
    çuar më tej arritjet e tij.

Kompetencat profesionale

Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Riparim pajisjesh
elektroshtëpiake”, niveli II, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat
profesionale tё fituara nё nivelin I, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më
poshtë:

  • Tё konceptojё planin pёr hapjen e njё bisnesi tё vogёl nё veprimtaritё profesionale
    pёrkatёse.
  • Tё kryejё llogaritje tё thjeshta ekonomike qё lidhen me veprimtaritё profesionale
    pёrkatёse.
  • Të bëjë organizimin e vogël të punës në punimet e riparimeve të pajisjeve
    elektroshtëpiake
  • Të interpretojë, plotësojë dhe përgatisë dokumentacionin teknik të profesionit.
  • Të zbatoje standartet teknike
  • Të riparojë sobën elektrike
  • Të riparojë mikrovalën
  • Të riparojë fshesën me korent
  • Të riparojë pajisje të vogla elektroshtëpiake(shtrydhëse,mikser).
  • Të riparojë makinën larëse të rrobave
  • Të riparojë makinën tharëse të rrobave
  • Të riparojë makinën larëse të enëve.
  • Të riparojë frigoriferin shtëpiak
  •  Të montojë dhe mirëmbajë aspiratorët
  • Të riparojë ekspresin e kafesë
  •  Të përdorë dhe mirëmbajë veglat, pajisjet dhe materialet e punës
  • Të kryejë saktë veprimet kryesore për të dhënë ndihmën e shpejtë
  • Të zbatojë standardet e profesionit gjatë kryerjes së punimeve
  • Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë e të mbrojtjes së mjedisit.

Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm

Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin“Riparim pajisjesh elektroshtëpiake”,
niveli II, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil
profesional. Ky kualifikim i jep nxënësit mundёsinë që t`i drejtohet tregut të punës për
punësim nё të gjitha bisneset që disponojnë pajisje elektroshtëpiake,në pikat e tregëtimit të
tyre, në pika servisi të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektromekanike, si dhe në veprimtari
të tjera që veprojnë në drejtimin e elektroteknikës. Gjithashtu, nxënësi mund të
vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e mirëmbajtjes dhe riparimit të
pajisjeve elektroshtëpiake..
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin III
(teknik/manaxherial) të arsimit profesional (njëvjeçar) nё drejtimin pёrkatёs, pёr tё fituar
diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve
universitare dhe pas të mesmes.