Historiku i Shkollës
Shkolla e mesme Industriale “7 Nëntori” apo Politeknikumi “7 Nëntori”,me këtë emër njihej gjatë viteve të komunizmit shkolla e mesme profesionale prej së cilës u shkëput në vitin 1983 dhe u krijua më vete Shkolla Elektrike,duke trashëguar të gjitha vlerat e traditat e kësaj shkolle.
Qëllimi i saj ishte përgatitja e teknikëve të mesëm në degët: Elektrike, Elektronikë dhe Ndërlidhje,degë këto nga më të preferuarat në shkollat profesionale të të gjitha kohërave për shkak edhe të mundësisë që krijonin këto specialitete në punësim në vende preferenciale si: Televizioni Shqiptar ,Posta shqiptare,Agjencia Telegrafike Shqiptare,Radiostacionet,centralet etj që kanë patur edhe një zhvilllim të madh ndër vite.
Nga personalitetet që kontribuan me talentin e tyre,ngritjen profesionale, si mësues të këtyre profesioneve përmenden specialistët si Cezar Sina, Xhemal Bushati, Agim Seferi,Hysen Cenkollari ,Nazmi Ramaliu, Kristofor Panoti, Ilia Zguri, Mustafa Koskia, Roland Kondakci, Koco Laci, Mirvjena Pilku, Rajmonda Gjipali etj.