“Smart City” – Qyteti ku duam të jetojmë në të ardhmen!

“Smart City” – Qyteti ku duam të jetojmë në të ardhmen!

Nxënësit tonë shfaqën në një ekspozitë pranë Pedonales së Tiranës maketet e “Qyteteve Inteligjente”.

Maketet paraqisnin të konkretizuara idetë mbi qytetet e së ardhmes dhe zhvillimit të tyre nëpërmjet alternativave miqësore me mjedisin, si ndriçimi LED, panelet diellore, sensorët e lëvizjes, sensorët e muzgut, etj. Nxënësit shpjeguan për vizitorët mënyrën e realizimit të maketeve dhe mundësitë e zhvillimit të ideve të tyre në qytetet tona.

Ky projekt u realizua me mbeshtetjen e Qendres Rajonale e Mjedisit (REC).