Stafi pedagogjik

Shkolla Gjergj Canco aspiron te jetë laborator i ideve dhe talenteve të reja që nxit zhvillim dhe inovacion. Për këtë i kushtohet shumë vëmendje projekteve inovative të nxënësve në robotikë, shtëpia inteligjente, printimit 3D etj. Kjo realizohet nga një kombinim i bashkëpunimit  me biznesin, kualifikimit të  mësuesve dhe mbështetjes së talenteve. Prania e klasave, laborator si laboratori 3D dhe smart home ndihmojnë që nxënësit të jenë në kontakt me të rejat e fundit të teknologjisë.

Edhe teknikat më të reja të mësimit kanë gjetur vend tek ne, si p.sh.  përdorimi i  platformave virtuale mësimore (Akademia e Rrjetave Cisco,.Academia e microsoftit, mesovet etj), përdorimi i video-tutorialeve dhe sapo ka nisur  pedagogjia teatrore.

Stafi mesimor prodhon vazhdimisht materiale mësimore. Aktualisht, po prodhojmë materiale të reja digjitale për drejtimin elektroteknike, sipas një metodologjie zvicerane.

 

Stafi pedagogjik në shkollën Gjergj Canco përbëhet nga 30 mësues të lëndëve profesionale, 18 mësues të lëndëve të përgjithshme 10 staf mbështetës. (48 mësues)

Stafi i mësuesve ka marrë pjesë në trajnime te ndryshme nga industria, ku disa prej tyre janë:

  • NetaCad
  • Digital Marketing
  • Smart Home
  • Video pedagogy
  • 3D Printing
  • Microsoft Imagine Academy