Telekomunikacion

Profil në drejtimin mësimor Elektronikë

Niveli II

Qëllimet e profilit

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Telekomunikacion”, niveli II, tё drejtimit
“Elektroteknik”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me
botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që
lidhen drejtpërdrejt me shërbimet telefonike dhe transmetimet radio-televizive”. Për të
realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:

  • mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
  • mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë,
    shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe
    përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
  • mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në
    përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
  • mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të
    perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
  • mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional,
    aftësitë sipërmarrëse, si dhe vlerat morale;
  • mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që
    do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
  • mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së
    punës.

Kompetencat e përgjithshme

Në përfundim të arsimit profesional në profilin “Telekomunikacion”, niveli II, nxënësi do të
zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:

  • Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e
    ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
  •  Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të
    informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
  • Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja
    më efektive dhe më efiçente.
  • Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të
    ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
  • Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e
    integrimeve lokale e rajonale.
  • Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
  •  Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
  • Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin
    për të nxënë gjatë gjithë jetës.
  • Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e
    objektivave të pranuara.
  •  Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe
    çuar më tej arritjet e tij.

Kompetencat profesionale

Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Telekomunikacion”, niveli II,
nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin I, si
dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:

  • Të bëjë organizimin e vogël të punës në punimet që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet
    telefonike dhe transmetimin radio-televiziv
  • Të interpretojë, plotësojë dhe përgatisë dokumentacionin teknik të profesionit.
  • Të zbatojë standardet e profesionit gjatë kryerjes së punimeve
  • Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë e të mbrojtjes së mjedisit.
  • Të kryejë saktë veprimet kryesore për të dhënë ndihmën e shpejtë
  • Tё kryejё llogaritje tё thjeshta ekonomike qё lidhen me veprimtaritё profesionale.
  • Të përdorë dhe mirëmbajë veglat, pajisjet dhe materialet e punës
  • Të kryejë matje dhe kontrolle në sektorin e telekomunikacionit
  • Të instalojë sistemin e aparaturave me frekuencë të ulët
  • Të instalojë sistemin e komunikimit me kabëll telefonik
  • Të instalojë sistemin e komunikimit me fibër optike
  • Të vërë në punë dhënësin audio
  • Të vërë në punë dhënësin televiziv
  • Të kryejë shfrytëzimin e telefonisë mobile dhe wireless.
  •  Të kryejë mirëmbajtje dhe riparime në pajisjet e telekomunikacionit

Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm

Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Telekomunikacion”, niveli II, e pajis
nxënësin me çertifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil profesional. Ky kualifikim
i jep nxënësit mundёsinë që t`i drejtohet tregut të punës për punësim nё të gjitha bizneset
(private ose publike) që ofrojnë shërbimet e telekomunikacionit, që disponojnë pajisje për
këto shërbime, në pikat e tregëtimit të tyre, në pika servisi të pajisjeve të telekomunikacionit
si dhe në veprimtari të tjera që veprojnë në drejtimin e telekomunikacionit. Gjithashtu,
nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e mirëmbajtjes
dhe riparimit të pajisjeve të telekomunikacionit.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin III
(teknik/manaxherial) të arsimit profesional (njëvjeçar) nё drejtimin/profilin pёrkatёs, pёr tё
fituar diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve
universitare dhe pas të mesmes.