TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE KOMUNIKIMI

Në shkollën "Gjergj Canco", nxënësit mund të ndjekin një nga profilet:

Rreth drejtimit

Drejtimi TIK i ndihmon nxënësit e shkollës për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të punuar në nivele fillestare apo teknike të mesme në fushën e teknologjisë së informacionit dhe rrjeteve kompjuterike. Teknologjia e informacionit ka qenë një nga segmentet me rritjen më të shpejtë të fuqisë punëtore për vitet e fundit dhe kërkesa për talentin vazhdon.

Në lëndët profesionale, e sidomos gjatë praktikave profesionale në biznese, nxënësit marrin njohuri dhe trajnohen mbi:

  • Rrjetet me ose pa kabëll
  • Konfigurimin e të dhënave në pajisje CISCO
  • Sistemet endryshme të shfrytëzimit
  • Bazat e të dhënave dhe integrimin e tyre në sisteme
  • Konfigurimin e serverave të postës elektronike
  • Mbrojtjen e komponentëve Hardware dhe Software
  • Gjuhën e programimit C
  • Dizenjimin e faqeve Web përmes teknologjisë HTML apo CSS
  • Teknikat e programimit në Javascript, PHP, AJAX
  • Protokollet TCP/IP, FTP, HTTP, HTTPS, shfletuesve të web-it dhe serverave të web-it

Struktura e Kursit: 2 +2 vite

Me përfundimin e arsimimit për “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, niveli i parë (klasës së 11-të), nxënësi pajiset me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar, “ndihmës/e”. Pas nivelit të pare, nxënësi ka të të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin e tretë të kualifikimit profesional dyvjeçar (klasa e 13-të),në një nga profilet mësimore të këtij drejtimi, ku fiton Diplomën e “Maturës Profesionale” dhe titullin“Teknik/e, menaxher/e”.

E ardhmja e profesionit

Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit, shpesh e shkurtuar për vetëm IT, ose teknik IT është shprehje që e hasni shpesh, në mjedise shkolle, zyrash apo edhe në familje kur ju prishet kompjuteri apo interneti. Kudo ku ka një telefon dhe një kompjuter, ndërhyn një teknik apo profesionist IT që sigurohet që të gjitha hallkat të punojnë siç duhet. E ndërsa investimet në teknologji të reja rriten çdo ditë, edhe në sektorë që më parë bënin pa IT, kërkesat për teknikë e profesionistë të TIK jenë më të mëdha sa kurrë.