TRAJNIME DHE PROJEKTE ONLINE NGA BIZNESI
Për herë të parë në bashkëpunim me bisnesin çdo nxënës i drejtimit TIK do të ketë më të lehtë të bejë zgjedhjen e duhur të profilit për vitin e ri shkollor.
ABP- Albanian Business Partner, biznesi i cili përgjatë vitit shkollor 2019-2020 ofroi praktika në biznes për disa nxënës të drejtimit TIK, duke parë potecialin e nxënësve tanë, ka financuar kurse verore në kategoritë zhvillim websitesh, dizenjim dhe IT/Help desk.
Kurset do të ndiqen online nga secili nxënës, më pas secilit prej tyre do t’u caktohet një miniprojekt.
Në këtë mënyrë nxënësi do të krijojë një ide të qartë për veten, nga ana tjetër biznesi e ka më të lehtë përzgjedhjen dhe spikatjen e nxënësve për praktika afatgjatë që do të fillojnë në muajin shtator.