Xhendris Ismaili

Xhendris Ismaili është 25 vjeç dhe  punon si koordinator projekti pranë “ikubINFO Academy”. Karriera e tij në fushën e TIK nisi me shkollen  profesionale “Gjergj Canco”, pas  përfundimit të arsimit 9-vjeçar e kishte shumë të qartë dëshirën e tij për të vazhduar në drejtimin TIK, për këtë arsye ai zgjodhi shkollën “Gjergj Canco”.  Sipas tij kjo shkolle e ka pajisur me një bagazh shumë të madh njohurish të cilat i kanë dhënë besim për të avancuar në karrierën e tij.

Puna e tij e parë ka qenë si instruktor programimi dhe robotike në disa qendra akademike në Tiranë, ku instruktonte dhe  mësonte fëmijët dhe adoleshent, (ose siç  i quan ai “gjenitë e vegjël”) për të hedhur hapat e pare të suksesit në sektorin e TIK-ut. Sot ne “ikubINFO Academy”, vazhdon përsëri në rrugën e përgatitjes së të rinjve të aftë profesionalisht në tregun e TIK-ut, por jo më në mësimdhënie por në koordinimin e këtij procesi, gjithsesi ai ndien që shumë shpejt do i bashkohem serish maratonës se madhe te mësimdhënies.