Znj Hedie Gjoni(Bejtja)

Znj Hedie Gjoni(Bejtja) aktualisht mban pozicionin Drejtore e Shkollës Teknike Elektrike ‘Gjergj Canco’ Tiranë si dhe e Shkollës për Teknologji Informacioni & Komunikimi “Hermann Gmeiner’ Tiranë.

E diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike, Universiteti i Tiranës,si dhe Master ne “Shkenca Administrative”,Albanian University,Znj Gjoni e ka filluar karrierën profesionale si Inxhiniere Impianti në Degën Teknike të Ndërmarrjes Frigoriferike Tiranë. Duke kaluar në Shkollën Teknike Elektrike në 2003 si mësuese e Lëndëve Profesionale, ajo u përzgjodh në drejtimin e saj në 2008. Në 2014 portofolit të saj menaxhues iu shtua edhe Shkolla per TIK”Herman Gmeiner” po në Tiranë.

Gjate gjithë periudhës së drejtimit të këtyre institucioneve, Znj Gjoni ka marrë pjesë në një numër të konsiderueshëm forumesh me fokus Arsimin & Formimin Profesional, si konferenca kombëtare, workshop-e, tryeza diskutimesh mbi nevojat e sektorit, sigurimin e cilësisë ofruesit e AFP dhe vlerësimin e performancës së tyre.

Kjo eksperiencë është thelluar më tej përmes seminaresh e vizitash studimore në Zvicër, Austri, Gjermani e Itali ku spikasin temat e Të Mësuarit përmes Punës, Sigurimit të Cilësisë, Sistemi Dual në AFP dhe Sistemet e Menaxhimit të Informacionit për sektorin e AFP-së.

Në nivel kombëtar, ajo ka kontribuar si Anëtare e Komitetit Drejtues të projektit InWent, Anëtare e Grupit të Punës për ‘Strategjinë Kombëtare të Arsimit Shqiptar’ me fokus të veçantë AFP parauniversitar. Zn Gjoni është bashkëpunëtore në hartimin e Përshkrimit të Kualifikimit Profesional: Profili Eletro-Teknikë, Niveli IV ashtu edhe Përshkrimi i Kualifikimit Profesional: Profili Elektro-Mekanikë (Niveli III).