Image 1
Image 2
Image 2

Rreth Institucionit

Shkolla Profesionale Teknike Elektrike "Gjergj Canco" me vendndodhje në Tiranë, ofron 2 drejtime arsimore, përkatësisht:
1. Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK) me profilet:
- Programim
- Zhvillim Website
- Multimedia
- Rrjeta te Dhenash
- Multimedia DUAL
2. Elektroteknikë e integruar me Elektronikën me profilet:
- Telekom
- Teknologji Automatizimi
- Instalime Elektrike Civile dhe Industriale
- Instalimi dhe mirembajtja e linjave te tensionit (TU), (TM), dhe (TL) DUAL
- Riparime te pajisjeve elektronike
Shkolla është e pajisur me ambiente dhe infrastrukture moderne duke mbështetur performancën e nxënësve dhe mësuesve. Shkolla Teknike "Gjergj Canco" synon të jetë një laborator i ideve dhe talenteve të reja, i cili promovon zhvillimin dhe inovacionin. Tashmë, ajo përfaqëson një nga burimet kryesore të teknikëve cilësorë në tregun profesional të punës, duke mundësuar një të ardhme të mirë jo vetëm për studentët e saj, por edhe një rritje profesionale të ekipit akademik, shoqëruar me harmonizimin e një kurrikule dhe laboratorëve bashkëkohorë. Për t'u ofruar studentëve praktika profesionale për një akses të hershëm në tregun e punës, shkolla "Gjergj Canco" aktualisht bashkëpunon me më shumë se 150 kompani te sektorit privat.

Drejtimet

Lajmet Më Të Reja


Event I ardhshëm